Ofrohet për shitje banesa në lagjen “Marigona Hill” që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm. Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën. 🏘🏡
Banesa me sipërfaqe prej 96.4m² ka ketë përbërje: qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma të gjumit, një banjo e një tualet, depo dhe terrasë prej 22.09m².
Për më shumë, do të ketë edhe një “Walking District” shëtitore pranë dyqaneve, që ua bën juve krejtësisht të lehtë dhe të shpejtë përmbushjen e nevojave elementare si blerjet në market, pastrimi kimik, floktari, barnatore etj.
Brenda “Marigona Hill” është veçuar parcela për çerdhen e lagjes, e cila do t’i jepet nën menaxhim Komunës së Prishtinës.
Banesa do të posedoj sistemin Smart Home, ujë 24h, ngrohje me energji elektike si dhe fshesë qendrore.
Kontrata për këtë pronë bëhet te noteri, si dhe dorëzimi i çelsave do të bëhet në dhjetor të këtij viti.
Zhytuni në ambientin magjepsës të pronave tona. Rezervoni një takim përsonalisht për të eksploruar bukurinë dhe veçoritë unike të pronës sonë.
Stafi ynë i ditur do t'ju udhëheqë nëpër pronë, duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni.